236 pacientë me Covid-19 nëpër spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor nga Covid-19 janë duke marrë 236 pacientë.
232 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 1 pacient i negativizuar dhe 3 të pakonfirmuar.
ShSKUK ka njoftuar se 152 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 12 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 87 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive,12 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 15 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 6 pacientë
Spitali i Prizrenit, 15 pacientë
Spitali i Pejës, 23 pacientë
Spitali i Gjakovës, 20 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 18 pacientë
Spitali i Ferizajt, 7 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë.
Në 24 orët e kaluara në Kosovë janë shënuar edhe 6 viktima, ndërsa nga testimi i 10 mijë e 87 mostrave pozitivë rezultuan 2 mijë e 33 persona.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në këtë periudhë janë dhënë 4 mijë e 22 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 781 mijë e 110 doza të vaksinës.
Deri më sot 805 mijë e 802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërsa, sipas raportit të MSh-së janë dhënë 81 mijë e 20 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button