24 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19
Në 24 orët e fundit 24 fëmijë dolën pozitiv me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar në 3 mijë e 411 numrin e përgjithshëm të të infektuarve të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç.
Rastet pozitive janë nga komunat: 9 në Prishtinë, 5 në Klinë, 4 në Malishevë, nga dy në Prizren dhe Fushë Kosovë, si dhe nga një rast në Skenderaj dhe Ferizaj.
18 nga 24 fëmijët e infektuar gjatë 24 orëve të fundit janë të gjinisë mashkullore, kurse 6 të asaj femërore.
Ndryshe, nga 2 mijë e 728 viktima të COVID-19 në nga marsi i vitit të kaluar, prej tyre 5 ishin fëmijë të grupmoshës 0 deri në 9 vjeç./21Media