24 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Shifrat e rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni vazhdojnë të jenë të larta.
Në 24 orët e fundit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, nga 7 mijë e 571 testime të realizuara, pozitivë kanë rezultuar 1 mijë e 74 qytetarë.
Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 291 pacient, kurse jetën e kanë humbur 24 të tjerë.
Raste aktive në vend janë 9 mijë e 417./TV21

Back to top button