Kërkohet ngritje e pagave edhe për policët e Kosovës

Sindikata e Policisë ka reaguar ndaj paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës ka reaguar ndaj paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për ngritjen e pagave në disa sektorë, duke kërkuar që kjo ngritje të përfshijë edhe Policinë e Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës thekson se deklarimet e shprehura në media këtyre ditëve nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar të Qeverisë të Republikës së Kosovës se do të ketë ngritje të pagave në disa sektorë, pa përmendur Policinë e Kosovës, ka shkaktuar pakënaqësi të arsyeshme në radhët e punonjësve të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka paralajmëruar ngritjen e pagave për arsimin, shëndetësinë dhe shërbyesit civilë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button