U nda nga jeta Remzi Perani, veprimtar i çështjes kombëtare

Ishte i përndjekur nga regjimi serb, jetoi në Suedi mbi gjysmë shekulli

U nda nga jeta Remzi Perani, veprimtar i çështjes kombëtare. Jetoi në mërgim, pikërisht në Suedi mbi gjysmë shekulli.

Ishte i përndjekur nga regjimi serb. U detyrua që të largohej nga Kosova, pas daljes nga burgu. Ishte arrestuar në vitin 1959, kur ai me disa bashkëveprimtarë kishin biseduar për ngritjen e flamurit kombëtar në Prishtinë.

Punoi në Radio Suedi deri më 1990, kur doli në pension. Remzi Perani edhe para largimit nga Kosova ka punuar teknik zëri në Radio Prishtinë.

Ai ka qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës Suedezo – Shqiptare. Në vitet 90-të Remzi Perani ka kontribuar për pasurimin e fondit librar të bibliotekës së kësaj shoqate si dhe të bibliotekës së qytetit në Stokholm./21Media

Back to top button