246 raste pozitive me Covid-19 brenda 24 orëve, asnjë i vdekur

 

Brenda 24 orëve, janë bërë 3 mijë e 031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i shëndetësisë, Armend Zemaj.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë 24 -orëve të fundit asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Numri total i rasteve pozitive është 64.095 raste nga 263.554 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes./21Media 

Back to top button