Partia e Drejtësisë dënon sulmin ndaj nënkryetarit të saj

”Në asnjë mënyrë dhe nga askush nuk guxon të përdorët si formë e veprimit politik”

Partia e Drejtësisë (PD) dënon ashpër veprimet e sotme të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët siç thotë PD, ushtruan dhunë fizike ndaj nënkryetarit të kësaj partie dhe njëherit këshilltarit politik në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Qeram Telqiu.

”Partia e Drejtësisë shpreh bindjen se dhuna ne asnjë mënyrë dhe nga askush nuk guxon të përdorët si formë e veprimit politik, e më se paku nga aktivistët e subjektit politik që është i përfaqësuar në organin më të lartë  ligjvënës të vendit.  Qeram Telqiu është veprimtar i kamotshëm i kauzës kombëtare, ish i burgosur politik nga regjimi serb, një nga themeluesit dhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë i cili tërë jetën e tij ia ka kushtuar formimit të shtetit dhe ndërtimit te tij duke vazhduar të angazhohet me të njëjtën vendosmëri për ruajtjen dhe përparimin e institucioneve shtetërore”, bëhet e ditur në komunikatën e partisë.

Partia e Drejtësisë bën të ditur se është e bindur se vetëm rruga e drejtësisë, paqes, mirëkuptimit, dialogut konstruktiv politik dhe e tolerancës është rruga e një perspektive të sigurt të Kosovës./21Media

Back to top button