25 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19 kanë vdekur 25 perosna.
Në 24 orët e fundit nga 4 mijë e 695 testime të kryera janë regjistruar 1 mijë e 45 raste të reja me virusin korona, përcjell TV21.
557 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive janë regjistruar 132 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 2 mijë e 418 pacientë.
Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se në mesin e viktimave 4 persona kanë vdekur në periudhën prej 23.01.2021 – 02.02.2022 por janë regjistruar në raportin e sotëm.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 278.182 raste, prej të cilëve 257.280 janë shëruar, kurse 8.578 kanë vdekur./21Media

Back to top button