Pas pezullimit nga puna reagon mjeku nga Lipjani

Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, Faruk Gashi dje është pezulluar nga puna me vendim të autoriteteve lokale pasi ka deklaruar rrejshëm se disa aparatura ishin jashtë funksionit.
Komuna e Lipjanit dje ka njoftuar se ky vendim është marrë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë të mjekut në fjalë.
Lidhur me rastin sot ka reguar mjeku Faruk Gashi, i cili në një postim në facebook ka thënë se rasti i videos së publikuar, ku ai shihej t’i thoshte një pacienti se EKG është jashtë funksionit, është rast tjetër.
Ai është shprehur se pacienti i cili shihet në incizim, nuk është pacienti që ka vdekur, tekska ka shtuar se për këtë familjarët janë deshmitarë.
Gashi ka treguar se edhe 56 vjeçari i cili kishte vdekur, kishte shkuar për kontroll në këtë qendër, por që sipas tij, bashkë me familjarët ai e ka ndihmuar pacientin që të shtrihet në shtrat e t’i bëhet EKG-ja.
“Pacienti me familjarë u nis për në SHSKUK, por për pak minuta u kthyen sërish në emergjencë për shkak të përkeqësimit të gjendjes. Së bashku me familjarë e kemi vendosur pacientin në shtrat dhe kam filluar me reanimim kardiopulmonar. Unë isha duke e reanimuar kur u kthyen ekipa e emergjencës të cilët vazhduan me reanimim dhe e transportuan në SHSKUK. Më vonë jemi informuar që pacienti në fjalë ka ndërruar jetë në SHSKUK”, ka shkruar Gashi ndër tjera në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se suspendimi i tij si mjek nga drejtori i drejtoratit është vendim i marrë nga mosinformimi i duhur i Drejtorit dhe duhet të rishikohet./21Media

Back to top button