Fatmir Spahiu për RTV21: Xhirimet e “Sirin” janë në 10 ditëshin e fundit!

Aktori Fatmir Spahiu ka folur për portalin rtv21.tv për filmin më të ri “Sirin”.
Spahiu tha se “Sirin” i cili është bashkëprodhim i Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë, Bosnjes e Kroacisë, është në dhjetë ditëshin e fundit të xhirimeve.
“Xhirimet po i ofrohen fundit realisht, deri dje kemi xhiruar ne Ulqin, nga neser ne Podgorice dhe pastaj edhe pak ne Ulqin, realisht jemi ne 10 diteshin e fundit”, tha Spahiu për portalin rtv21.tv
“Sirin” i Senad Sahmanovic, është prodhim nga On FILM, Albania CUT UP Production- Velisa Popovic Montenegro, Buka Production – Fatmir Spahiu Bufi Kosovo, Sekvenca – Jure Pavlovic Croatia, Dokument Sarajevo – Alem Babic Bosnia Herzegovina, shtoi Spahiu.
Gjithashtu, është i finacuar nga Eurimages, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Filmski centar Crne, Gore Hrvatski audiovizualni centar (HAVC).
Kasti i aktorëve të “Sirin”: Maylinda Kosumovic, Fatmir Spahiu, Simon Shkreli, Bashkim Alaj, Danica Curicic, Jasna Djuricic etj./21Media

Back to top button