25 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari
Sot shënohet 25-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.
Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharajve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.
Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.
Pas disa orë luftime dhe rezistencë, forcat pushtuese detyrohen të tërhiqen, ashtu siç u tërhoqën në sulmin e parë kokulur, madje tashmë ishte hera e dytë që po humbnin betejën.
Në vendosmëri për të mos lejuar armikun të shkelë në këtë tokë gjatë këtij sulmi kishin mbetur të plagosura Selvete Jashari, vajza e Hamzës, e cila, pas marsit të përjetësisë, do të bëhej dëshmore dhe Ilirjana Jashari, vajza e Rifatit.
Sulmet mbi familjen Jashari nuk do të ndaleshin. Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin,