Mustafa shfaq të arriturat e qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke numëruar të arriturat e Qeverisë
Ai deklaruar se kjo Qeveri rriti deri në 65% pensionet kontributdhënëse dhe 25% asistencën sociale, por gjithashtu nisi dhënien e pensioneve për veteranët e UÇK-së, çështje e premtuar dhe e zvarritur 15 vjet.
Ai ka shkruar në facebook se kanë përfunduar përgatitjet dhe do të fillojnë me sigurimet shëndetësore nga 1 korriku 2017.
“Mirëqenia sociale po rritet dhe do të ngritët”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër deputet të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Me këtë rast kryesia obligohet që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit./21Media