26 vjeçari vrau 6 anëtarët e familjes së tij

Dy të tjerë mbetën të plagosur

Një burrë ka qëlluar me vdekje gjashtë anëtarët e familjes së tij përfshirë prindërit e tij në qytetin jug-perëndimor gjerman Rot am See.

I dyshuari 26-vjeçar thirri shërbimet e urgjencës gjatë drekës për të thënë se ai kishte qëlluar disa persona në një restorant.

Burri, i cili kishte leje për armë, priste policinë jashtë ndërtesës për ta arrestuar, shkruan rtv21.tv.

Trupat e tre burrave dhe tre grave u gjetën brenda restorantit.

Policia e shtetit konfirmoi se viktimat ishin të moshës midis 36 dhe 69 vjeç.

Dy të afërm të tjerë u plagosën.

Policia tha se i dyshuari kishte kërcënuar gjithashtu dy anëtarë adoleshentë të familjes së tij, por që ata nuk u lënduan.

Të shtënat besohet se kanë të bëjnë me një mosmarrëveshje familjare.

Incidenti ndodhi në orën 12:45 sipas kohës lokale afër një ndërtese në qytetin Rot am See në shtetin federal të Baden-Wuerttembergut. /21Media

Back to top button