Kaloni te përmbajtja kryesore

Plagoset një person në Pejë

(Lajm i përditësuar)


Policia deklarohet për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rreth orës 22:36 policia ka pranuar informatën për një plagosje në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ndodhen dy prokurorë së bashku me njësitë përkatëse.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, ka deklaruar Nikçi.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


Plagoset një person në Pejë

Një person dyshohet se është plagosur mbrëmjen e së hënës si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy prokurorë, së bashku me njësitë përkatëse.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, ka deklaruar Nikçi.

Ndërkohë, mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, duke raportuar se incidenti ka ndodhur në lagjen “Milet Bahçe” në Pejë.

Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button