Kaloni te përmbajtja kryesore

Policia deklarohet për plagosjen në Pejë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është plagosur mbrëmjen e së hënës në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, bëri të ditur se rreth orës 22:36 policia ka pranuar informatën për një plagosje në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ndodhen dy prokurorë së bashku me njësitë përkatëse.

“Dy prokurorë janë në vendin e ngjarjes, së bashku me të gjitha njësitë relevante. Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Pejë. Si pasojë e të shtënave, një person është plagosur”, ka deklaruar Nikçi.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button