Ngritet aktakuzë kundër kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri

Për shkak të mosekzekutim të vendimeve gjyqësore, Prokuroria në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër  Gazmend  Muhaxherit

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit G.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës i pandehuri G.M. si person përgjegjës, më datë 24 mars 2016, në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka refuzuar të ekzekutojë vendimin e plotëfuqishëm të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës.

Në atë mënyrë që, pasi Gjykata e lartcekur ka marr Aktvendim me të cilin ka refuzuar të pa-themeltë ankesën e të autorizuarit të debitorit Komuna e Pejës, me Kryetar G.M., ndërsa Aktvendimin e Gjykatës Themelore në Pejë-Departamenti i Përgjithshëm e ka vërtetuar.

“I pandehuri nuk e ka ekzekutuar vendimin në fjalë, ndonëse ka qenë i obliguar që vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës ta respektojë në tërësi, duke e kthyer të dëmtuarin H.S. në vendin e punës, Drejtor i Auditimit të Brendshëm me të gjitha të drejtat dhe detyrimet e duke ia paguar 50% të pagës nga dita e pezullimit deri në zbatimin e këtij vendimi. Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore nga neni 402 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e dërguar./21Media

Back to top button