Xhaferi në takime të ndara me Bejlin dhe Timonie, Gazeta Zyrtare ende nuk e ka publikuar vendimin

Për VMRO-DPMNE zgjedhje e Talat Xhaferit edhe më tutje ngelet jo legjitime

Pritej që të publikohet sot, por Gazeta Zyrtare ende nuk e publikuar vendimin se Talat Xhaferi është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit. Prej atje informojnë se vendimi do të publikohet në numrin e radhës i cili do të dalë këtë javë, pa mos precizuar saktë se kur. Për LSDM-në kjo gjë paraqet edhe një tjetër opstrukcion ndaj procesit për formimin e qeverisë. Por shtojnë se sapo të publikohet vendimi, do ta presin mandatin për formimin e qeverisë nga ana e shefit të shtetit Ivanov, në afat prej 10 ditëve, shkruan tv21.tv

“Gjorgje Ivanov duhet ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Kryetari i ri I Kuvendit e informoi Ivanovin se ekziston shumicë legjitime parlamentare dhe Ivanov ka për obligim që ta respektojë Kushtetutën”, nga LSDM.

Për VMRO-DPMNE zgjedhje e Talat Xhaferit edhe më tutje ngelet jo legjitime.

“Kundër dëshirës së popullit, Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores. LSDM u mundua në mënyrë ilegale të zgjedhë kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Kryetari jo legal i Kuvendit, që në ditën e parë të punës, në kabinetin e tij e vendosi flamurin e Shqipërisë dhe kabinetin e shndërroi në shtab të partisë të tij”, nga VMRO-DPMNE.

Pa marrë parasysh veprimin e udhëheqësisë së Gazetës Zyrtare, Xhaferi e kryen funksionin e tij. Ai sot u takua me ambasadorin amerikan Xhes Bejli ku u diskutua në lidhje me ngjarjet e 27 prillit dhe për hapat e mëtutjeshme të institucioneve shtetërore.

“Me këtë rast u shfaq pritshmëri se tek të dyja palët do të mbizotërojë vetëdije e lartë politike dhe përgjegjshmëri për disa gjendje të imponuara apo të provokuara, me qëllim tejkalimin e tensioneve dhe për trazimin e qetë të rrugës për vendosjen e proceseve demokratike në vend. Theks të veçantë u vu në pritjet e të gjithë qytetarëve të RM-së dhe të faktorit ndërkombëtarë që vendi të vazhdojë më shpejtë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Me këtë u shpreh edhe mbështetja e pa rezervë e SHBA-ve në këtë plan”, nga Kuvendi i RM.

Xhaferi u takua edhe me ambasadorin francez Kristijan Timonie të cilin e informoi për hapat që do të ndërmerren në të ardhmen dhe që kanë të bëjnë me formimin e qeverisë së re./21Media

Back to top button