27 aksidente trafiku me dëme materiale
Në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 27 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 9 aksidente trafiku me të lënduar.
Policia e Kosovës njoftoi se për shkelësit e rregullave në trafik janë shqiptuar 1 mijë e 225 tiketa trafiku.
Ndërsa për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID janë shqiptuar dy tiketa në bazë të ligjit COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë arrestuar 20 persona, 13 janë dërguar në mbajtje dhe një person në vuajtje të dënimit./21Media