Pamje që tregojnë shkatërrimin e qyteteve kryesore në Ukrainë
Imazhet e reja të publikuara nga autoritetet ukrainase tregojnë shkallën e dëmtimit në qytetet kryesore, teksa Rusia shton sulmin e saj.
Qyteti jugor i Mykolaiv u godit nga disa raketa të hënën në mëngjes, bëri të ditur Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në ”Facebook”.
Një tjetër imazh tregonte brendësinë e banesës së rrënuar, pjesa më e madhe e shtëpisë ishte bërë rrënoja, me murin e jashtëm të hapur, pluhur dhe pllaka betoni të thyer mbulonin dyshemenë.
Qyteti verilindor i Kharkiv-it gjithashtu pësoi bombardime të shtunën dhe të dielën në mbrëmje, bëri të ditur Policia Kombëtare e Ukrainës në një deklaratë në ”Facebook”./21Media

