27 pacientë me Covid-19 po marrin trajtim në ShSKUK
27 pacientë me Covid-19 po marrin trajtim në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës – SHSKUK, në klinikën infektive janë 3 pacientë, nga të cilët një në mjekim intensive.
Ndërkaq, në klinikën e pediatrisë janë 2 pacientë.
Të dhënat për spitalet e përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 8
Spitali i Prizrenit, 7
Spitali i Pejës, 3
Spitali i Gjilanit, 5./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?