27 viktima nga COVID-19 në Maqedoni, mes tyre një 36-vjeçar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit me gjendjen me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Për 24 orë janë regjistruar 674 raste pozitive nga 4 mijë e 618 testime të realizuara.
Si pasojë e sëmundjes, jetën e kanë humbur 27 pacientë. Kurse janë shëruar 403 persona.
Viktima më e re në moshë është një 36-vjeçar nga Struga.
Raste aktive në vend janë 14 mijë e 360.
Që nga fillimi i epidemisë nga COVID-19 janë sëmurë 175 mijë e 330 persona. Prej tyre janë shëruar 155 mijë e 101 pacientë, kurse jetën e kanë humbur 5 mijë e 869 persona./TV2

Back to top button