MSH: Mbi 90 për qind e viktimave nga Covid-19 ishin të pavaksinuar

Të dielën, më 29 gusht, Kosova regjistroi 36 viktima, që është numri më i lartë i viktimave të regjistruara brenda një dite, që prej shfaqjes së pandemisë në mars të vitit 2020.
Nga kjo ministri thanë se disa nga viktimat kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
“Mbi 90 për qind të viktimave të regjistruara, fatkeqësisht kanë qenë të pavaksinuar”, tha Faik Hoti nga Zyra për media e Ministrisë së Shëndetësisë,përcjell Telegrafi.
Sipas ekspertëve shëndetësorë, një person konsiderohet plotësisht i vaksinuar dy javë pasi të ketë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Varianti Delta – që është variant më ngjitës i virusit – është bërë variant dominues edhe në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën se viktimat ishin të grupmoshave të ndryshme.
Njëmbëdhjetë viktima bënin pjesë në grupmoshën 60-69 vjeç, tetë ishin të grupmoshës 80 vjeç e sipër, nëntë në atë 70-79 vjeç, tri viktima të grupmoshës 50-59 dhe atë 30-39 vjeç, një viktimë i përkiste grupmoshës 40-49 vjeç dhe një viktimë ishte e grupmoshës 20-29 vjeç.

Back to top button