407 raste aktive me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 407.
Komuna me numrin më të madh të rasteve aktive është Prishtina, me 69 raste, më pas Ferizaj me 45, Kamenica me 34, Prizreni me 31, Gjilani me 24, Klina me 22 e të tjera.
Dje janë konfirmuar 5 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 474 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 570./21Media