270 raste aktive me Covid-19

Ditëve të fundit është vërejtur rritje e numrit të rasteve me Covid-19, kjo ka ndikuar edhe në rritjen e rasteve aktive duke çuar numrin në 270 sosh.
Në raportin 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dje, janë konfirmuar edhe 35 qytetarë pozitiv me Covid-19 në 200 mostra të testuara. Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.399.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po bën apel për vaksinim e po ashtu bartjen e maskave.
Aktualisht prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.405 doza të vaksinës. Deri më sot 823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 103.145 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button