Bajrami: Nuk pendohemi që ishim pjesë e koalicionit

Hykmete Bajrami nga LDK  ka thënë se gjatë qeverisjes kanë bërë ndryshime në vend

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk janë pishman që kanë qenë pjesë e koalicionit me PDK-në pasi që gjatë 2 vjetëve e gjysmë kanë bërë ndryshime ne vend.

“Ne kemi qene ne Opozite, ndryshimet behen nga Pozita jo nga Opozita. Ne kemi bere ndryshimin. Dy vite e gjysem kemi qeverise me vendin, kemi pase Kryeminister akademik Isa Mustafen i cili e ka deshmu se ne kete vend mund te punohet mire, mund te kemi rezultate te mira dhe mund ta luftojme korrupcionin. Te gjitha keto i penguan ata qe sot votuan per shkuarje ne zgjedhje”, ka thënë Bajrami.

Ndryshe sot në Kuvendin e Kosovës ka kaluar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë dhe kësisojë është rrëzuar Qeveria./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button