Veprim i pazakonshëm në Parlamentin e Australisë

Senatorja i jep gji foshnjës gjatë seancës!

Senatorja australiane, Laris Voters, u bë politikania e parë që i dha gji foshnjës së saj në Parlamentin e Australisë.

Voters, anëtare e Partisë së Gjelbër, i dha gji vajzës së saj dymuajshe, gjatë procesit të votimit në Parlament.

Dhoma e Ulët e Parlamentit vitin e kaluar ju bashkua Senatit dhe lejoj senatoret që ti japin gji foshnjave të tyre gjatë seancave parlamentare, por deri me tani, para Votersit këtë të drejtë nuk e ka shfrytëzuar askush, transmeton rtv21.tv

“Kemi nevojë për më shumë femra dhe prindër në Parlament. Vendet e punës duhet të jenë fleksibile për familjet dhe të gjithëve të ju mundësohet kujdesi për fëmijët e tyre”, shkroi Voters në profilin e saj në Fejsbuk.

Senati i Australisë miratoi në vitin 2003 ligjin, me të cilin senatoreve ju lejohet që ti japin gji fëmijëve të tyre gjatë seancave parlamentare./21Media

Back to top button