287 persona me Covid-19 në Kosovë

 

Nga 2 mijë e 438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe 229 të tjerë janë shëruar nga Covid-19. Kështu ka njoftuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, teksa ka thënë se situata me koronavirusin është nën kontroll.

“Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës. Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19”, ka shkruar Zemaj në “Facebook”./21Media

Back to top button