29 fëmijë dolën me Covid-19 brenda 24 orëve
Edhe 29 fëmijë, të moshës 0-9 kanë rezultuar me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit. Siç ka informuar ministria e Shëndetësisë, janë infektuar 22 meshkuj dhe 7 femra.
14 raste janë nga komuna e Prishtinës, nga dy raste në Prizren dhe Vushtrri, ndërsa nga një rast nga komunat: Fushë Kosovë, Shtime, Lipjan, Kamenicë, Pejë, Viti, Hani i Elezit, Gjakovë, Mitrovicë, Istog dhe Gjilan.
Që nga fillimi i pandemisë, 3 mijë e 387 fëmijë janë infektuar nga Covid-19./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?