Kaloni te përmbajtja kryesore

Mosha e 24 viktimave nga Covid-19, në mesin e tyre një dy vjeçar

 
24 persona me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Në mesin e 24 viktimave është edhe një dy vjeçar nga Peja.
Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në mesin e viktimave edhe një person i grupmoshës 20 deri 29, një i grupmoshës 30 deri 39. Ndërsa katër persona që kanë vdekur sot janë të grupmoshës 40 deri 49. Dy të tjerë janë të grupmoshës 50 deri 59, ndërsa tre  të grupmoshën 60 deri 69. Nëntë viktimat e tjera janë të grupmoshës 70 deri 79, ndërkaq tre janë mbi moshën 80 vjeç.
Nga këto viktima janë 8 të gjinisë femërore, ndërsa 16 të gjinisë mashkullore.
Katë viktima janë nga Prizreni dhe katër nga Malisheva, ndërsa nga dy viktima janë regjistruar në Pejë, Ferizaj dhe Gjilan. Ndërsa nga një viktimë në Gllogoc, Deçan, Lipjan, Gjakovë, Viti, Vushtrri, Rahovec, Prishtinë, Obiliq dhe Suharekë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button