29 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë

Rënie e numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19, vërehet në raportin e datës 28 shtator 2021 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjitshme.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se në trajtim janë 288 pacientë, 208 prej tyre me oksigjeno-terapi dhe 29 në gjendje të rëndë në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 62 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 31pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 14 pacientë
Spitali i Prizrenit, 20 pacientë
Spitali i Gjakovës, 24 pacientë
Spitali i Pejës, 52 pacientë
Spitali i Gjilanit, 20 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë
Spitali i Ferizajt, 23 pacientë.
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19./21Media 

Back to top button