Universiteti në Kanadë me lëndë të veçantë për Drake dhe The Weeknd

Një universitet në Kanada, i njohur si universiteti i Ryerson – Shkolla Kreative do t’i ofrojë studentëve një lëndë në të cilën mësojnë për reperët kanadez, Drake dhe The Weeknd.
“Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin dimëror, duke filluar nga janari i vitit 2022, profesori Dalton Higgins është ai i cili do t’i mësojë studentët për artistët kanadez.
“Ka ardhur koha që të njihen ikonat tona kanadeze të njihen në mënyrë akademike dhe është e rëndësishme për studiuesit dhe historianët që të shqyrtojnë skenën muzikore të Torontos ku lindën Drake dhe The Weeknd”, tha Higgins.
Zgjedhja e artistëve nuk është krejt rastësi
“Edhe para se të hapej regjistrimi, entuziazmi i studentëve për të mësuar ishte i dukshëm”, tha Dean Charles Falzon.
Higgins ka qenë profesor në shumë universitete, në të cilat ka ligjëruar rreth muzikës Hip Hop dhe të tjera, gjithashtu i njëjti ka shkruar gjashtë libra për temën e njëjtë./21Media

Back to top button