29 qytetarë poztitiv me Covid-19

29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 619 testime të realizuara 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Po ashtu bëhet e ditur se sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473. Në total numri i rasteve aktive në Kosovë është 441.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.825.998 doza të vaksinës.Deri më sot 821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19./21Media

Back to top button