Murati thotë se punëtorët e sektorit privat do të verifikohen para se t’u dalin 100 euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati sot gjatë një konferencë për shtyp ka thënë se para se puntorët e sektorit privat t’i marrin 100 euro, ata fillimisht do të verifikohen.

Murati theksoi se do të formohet një komision shqyrtues, i cili do të trajtoj të gjitha aplikimet.
”Procesi është ende i hapur për aplikim dhe po presim aplikimet në vazhdimësi dhe prej javës tjetër e tutje, besoj që do të formohet komisioni shqyrtues i cili më pas do të trajtojë të gjitha aplikimet dhe do të mund të fillojë pagesa edhe për këtë kategori”, tha Murati./21Media
 

 

Back to top button