29 raste me COVID-19 sot në Kosovë

29 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, nga 810 testime të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223 mijë e 953.
Në total numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është 538./21Media

Back to top button