LDK dorëzon Kallëzim Penal për punësimet në KEK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka depunuar Kallëzim Penal ndaj menaxhmentit të KEK-ut pas dyshime ve se 128 njerëz e punësuar kanë lidhje me partinë në pushtet, Vetëvendosje.
Shkëmb Manaj nga LDK ka thënë se ky subjekt politik betejën politike me partinë në pushtet VV do ta nisin edhe betejën ligjore.
“ LDK ka deponuar një kallëzim penale në lidhje me keqpërdorimet që janë bërë me konkursin në KEK dhe ky kallëzim penal kundër kryesuesve edhe anëtarëve të këtij konkursi public, por edhe të menaxhmentit te KEK është thirrje për drejtësi, thirrje për ndalje të keqpërdorimeve dhe është thirrje për ndalje të nepotizmit dhe të emërimve partiake të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike dhe institucionet e pavarura. për të gjithë ata kandidat 4600 që iu kanë shkelur të drejtat e tyre”, ka deklaruar Manaj.
Ai tutje ka thënë se konkursi është hapur për qëllime politike.
“Vetë hapja e këtij konkursi prej 125 pozitave në një proces zgjedhor të zgjedhjeve lokale ka qenë konkurs i hapur me motive politike. Ju e dini që VV në raundin e parë të zgjedhjeve në nivel të komune ka pësuar humbje të thellë dhe këtë konkurs dhe konkurse tjera ndërmjet dy raundeve të zgjedhjeve e ka bërë me qëllim që të favorizojë militantët e tyre partiake dhe kjo të ndikojë në procesin zgjedhor të raundit të dytë të zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas dyshimeve se janë kryer shkelje të rënda ligjore në procesin e rekrutimit të qindra personave në një konkurs të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka nisur hetimet.
Ndërsa, Korporata Energjetike e Kosovës pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për punësimet e reja, nëpërmjet një deklarate sqaruese.  “Pavarësisht faktit se KEK ka bërë përpjekje për të respektuar kriteret e shpalljes publike si dhe dispozitat ligjore të Ligjit të Punës në fuqi dhe detyrimeve ligjore të dala nga aktet nënligjore për çështjen e rekrutimit të punëmarrësve, KEK është duke përcjellë me seriozitet të gjitha pretendimet publike rreth shkeljeve eventuale gjatë procesit të rekrutimit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut. Në këtë njoftim thuhet se të gjithë ankesat do të shqyrtohen me kujdes të madh dhe do të korrigjohen gabimet e evidentuara si dhe do të merren masa adekuate konform ligjit për çdo shkelje të mundshme në proces.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur fillimin e hetimeve nga Prokuroria Themelore në Prishtinë mbi punësimet e reja në një konkurs të KEK-ut, duke thënë se çdo pretendim për parregullsi të mundshme duhet të merr epilogun nga drejtësia. Sipas, Haxhiut  akuzat e tilla kanë më tepër për qëllim ta dëmtojnë Vetëvendosjen se sa që diçka e tillë qëndron. /21Media

Back to top button