Delegacioni dhomës së përfaqësuesve të SHBA-së në Kosovë

Vizitojnë vendin për të diskutuar lidhur me çështje të ndryshme në rajon

Në kuadër të vizitës në vende të Ballkanit, një delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së po qëndron në Kosovë, për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit.

Delegacioni i Kongresit amerikan i udhëhequr nga kryetari i Komisionit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresisti Bob Goodlatte ka filluar vizitën në Kosovë ku do të takohet me kryeministrin në largim, Isa Mustafën dhe ministrin e jashtëm të vendit, Enver Hoxhajn.

Përveç këtyre, delegacioni do të ketë takim edhe me shoqërinë civile.

Delegacion i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së po viziton Kosovën pas vizitës në Maqedoni dhe Shqipëri./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button