Panairi i bankave dhe institucioneve financiare

Pesëmbëdhjetë banka, kompani të sigurimeve dhe fonde investimesh prej sot deri më 14 të këtij muaji do të marrin pjesë në Panairin për banka “Ditët e Financave”

Vizitorët do të kenë mundësi për të mësuar në lidhje me ofertat e fundit për të gjitha produktet bankare në Maqedoni, për të shqyrtuar ofertat për sigurimin e jetës dhe për të përzgjedhur opsionin më të favorshëm për investim.

Përfaqësuesit e institucioneve do të ofrojnë përgjigje për të gjitha pyetjet e vizitorëve dhe do të tentojnë që përmes bisedës së drejtpërdrejtë dhe prezantimeve të produkteve aktuale të ofrojnë kushte më të volitshme për të gjitha llojet e kredive dhe depozitave, polisave më të mira për sigurimin e pasurisë, sigurime udhëtimi apo sigurime nga aksidente, të ofrojnë lidhjen e marrëveshjeve  për sigurimin e jetës apo t’i prezantojnë opsionet më të mira për të investuar  në mjete financiare.

Evenimenti do të ndiqet nga përfaqësues të Bankës Popullore të Maqedonisë për të kontribuar në forcimin e vetëdijes së përgjithshme për atë se sa e madhe është nevoja  për edukimin financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuri të tilla.

Në panair do të marrin pjesë: Kapital Banka, Shparkase Banka Maqedoni, NLB Banka, Viner Life, TTK Banka, Halkbank, Banka e Ohrit, Banka Qendrore Kooperativë, Ilirika Fund Menaxhment, Banka Komericiale, Byroja Kreditore e Maqedonisë  dhe Bankën Popullore e Maqedonisë, shkruan TV21./21Media

Back to top button