Afganistani drejt përkeqësimit!

“Situata politike dhe e sigurisë në Afganistan është e sigurt se do të përkeqësohet gjatë vitit 2018”

Krerët e agjencive amerikane të zbulimit bën një vlerësim pesimist të enjten për situatën e sigurisë në Afganistan, ku qeveria amerikane është duke planifikuar të dërgojë trupa për të luftuar ekstremistët islamikë.

“Situata politike dhe e sigurisë në Afganistan është e sigurt se do të përkeqësohet gjatë vitit 2018, madje edhe me një rritje modeste në ndihmë ushtarake nga SHBA dhe partnerët e saj,”, tha Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Dan Coats në një seancë të  Senatit të Komitetit për Inteligjencë.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë luftuar në Afganistan për gati 16 vjet, duke e bërë atë luftën më të gjatë të Amerikës, por situata mbetet e bllokuar.

Kreu i Agjencisë Inteligjente të Mbrojtjes, Gjeneral Vincent Stewart tha se nëse situata nuk do të adresohej, aleanca e udhëhequr nga SHBA do të rrezikojë të humbas arritjet që janë bërë gjatë një konflikti të gjatë. “Këto përpjekje të reja do të përfshijnë dërgimin e këshilltarëve të NATO-s dhe SHBA-së në nivele brigadash dhe batalionesh për të ndihmuar komandantët afgan të koordinojnë lëvizjet e trupave me artileri, inteligjencë apo mbështetje të afërt ajrore, ka thënë ai.

Talebanët, të cilët për herë të parë u shfaqën në mes të viteve të ’90-a në jug të Afganistanit, arritën ta pushtojnë pjesën më të madhe të vendit deri në vitin 2001 kur ata ranë me ndihmën e një sërë xhihadistëve të huaj, përfshirë pakistanezë, sauditë dhe çeçenë.

Mirëpo, ata po e rimarrin veten dhe vazhdojnë të forcohen. Talebanët me gjasë do të korrin fitore veçanërisht në zonat rurale – citon Coates-in Assossiated Press duke shtuar se përpjekjet për të forcuar ushtrinë lokale kanë qenë pak të frytshme dhe se performanca e forcave afgane ka gjasa të përkeqësohet.

Amerika ka rreth 8,400 trupa në Afganistan. Shumica i përkasin misionit të NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar forcat partnere afgane që luftojnë talebanët.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar për herë të parë bombën më të madhe jo-bërthamore në Afganistan, që kishte cak një grupim të Shtetit Islamik.

Back to top button