3 mijë e 251 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

 

 

Numri i të prekurve nga Covid-19 në Kosovë ka shkuar në 13 mijë e 713.

Nga të dhënat e Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), 539 persona kanë vdekur shkak i infektimit me virusin.

Ndërsa, janë 9 mijë e 923 persona që kanë arritur ta mposhtin këtë virus vdekjeprurës.

Derisa, 3 mijë e 251 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë.

Ndërkaq, vetëm gjatë 24 orëve në vend janë paraqitur 112 raste të reja në Covid-19 dhe 6 persona vdekur.

Sërish Prishtina kryeson me numrin më të madh të të infektuarve.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 36 raste, Komuna Gjakovë 16 raste, Komuna Gjilan 10 raste, Komuna Pejë 7 raste, Komuna Viti 5 raste, Komuna Deçan 4 raste, Komuna Drenas 4 raste, Komuna Lipjan 4 raste, Komuna Malishevë 4 raste, Komuna Ferizaj 3 raste, Komuna Mitrovicë 3 raste, Komuna Skenderaj 3 raste, Komuna Fushë Kosovë 2 raste, Komuna Klinë 2 raste, Komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Back to top button