Gjykata Speciale edhe sot interviston Ali Ahmetin

 

 

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.

Ahmeti sikurse gjatë së mërkurës, edhe sot do të merret në pyetje nga Specialja në ambientet e EULEX-it në Prishtinë , duke filluar nga ora 09:30.

Kreu i BDI-së po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ku këtë të mërkurë intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tetë orë. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.

Back to top button