3 mijë e 276 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

 

Që nga 13 marsi, prej kur u paraqitën edhe dy rastet e para me COVID-19, numri i të prekurve nga virusin korona në Kosovë ka shkuar në 13 mijë e 601.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), numri i rasteve aktive është 3 mijë e 276.

Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276”, tregohet në të dhënat e IKSHPK-së.

Ndonëse 9 mijë e 792 persona u shëruan nga infektimi me COVID-19, 533 të tjerë kanë vdekur shkak i këtij virusi.

Ndërsa, vetëm gjatë së hënës u raportua për vdekjen e 8 personave nga COVID-19, dhe për 147 raste të reja të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.

38 raste ishin vetëm në Komunën e Prishtinës.

Rastet tjera pozitive janë nga: Komuna Podujevë 19 raste, Komuna Mitrovicë 14 raste, Komuna Gjilan 9 raste, Komuna Ferizaj 8 raste, Komuna Prizren 6 raste, Komuna Dragash 5 raste, Komuna Fushë Kosovë 5 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Viti 5 raste, Komuna Drenas 4 raste, Komuna Lipjan 4 raste, Komuna Skenderaj 4 raste, Komuna Gjakovë 3 raste, Komuna Kamenicë 3 raste, Komuna Kaçanik 3 raste, Komuna Malishevë 3 raste, Komuna Vushtrri 3 raste, Komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.

Back to top button