3 mijë e 571 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

 

Ditëve të fundit vërehet një rënie e lehtë e rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së premte me Covid-19 rezultuan 162 persona, ndërsa 10 persona kanë humbur jetën.

Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 12 mijë e 168 raste nga 46 mijë e 452 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 448 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3 mijë e 571./21Media

Back to top button