Fundjavë me diell

 

Ditëve të fundjavës do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell, derisa temperaturat maksimale do të ngritën edhe mbi 30 gradë Celsius.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se nga fillimi i javës së ardhshme mbi rajon pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga Evropa Qendrore, që sjellë kushte për zhvillime të rrebesheve me shi dhe bubullima, kryesisht orëve të pasdites.

Parashikimi për periudhën 22-26 gusht:

22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.

23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë. Pasdite rreth viseve malore mundësi për zhvillim të ndonjë rrebeshi shiu.

24.08 – Paradite kryesisht me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave, e priten mundësi për rrebeshe shiu me bubullimë.

25.08 – Kryesisht me vranësira. Pasdite dhe në mbrëmje priten rrebeshe shiu dhe bubullima.

26.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Nga mesdita mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, në fundjavë do të vazhdojnë të rriten, e në ditët e para të javës së ardhshme në rënie të lehtë. Minimalet nga 14 gradë deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 32 gradë në fundjavë, zbresin në 26 gradë Celsius, ditë të para të javës në vijim.

Era do të fryjë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 2-11m/s.

Shtypja atmosferike në zbritje përreth vlerave normale.

Back to top button