3 mijë e 976 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë aktualisht janë 3 mijë e 976 raste aktive me koronavirus. Vetëm sot janë regjistruar 188 raste të reja duke e çuar në total 10 mijë e 247 numrin e të infektuarve.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 142 persona dhe me këtë numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 5.944.
Si pasojë e Covid-19, në Kosovë deri sot kanë vdekur 327 pacientë, të cilët kishin edhe sëmundje shoqëruese./21Media