Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë për të ndihmuar financiarisht amerikanët

 

Presidenti amerikan Donald Tramp ka nënshkruar disa urdhra ekzekutivë për tu vazhduar ndihmën ekonomike amerikanëve të prekur nga pandemia e koronavirusit.

Njoftimi vjen pas dështimit të negociatave për të arritur një marrëveshje rreth miratimit të legjislacionit për këtë çështje,

Trump nënshkroi katër urdhra ekzekutiv, duke thënë se i është dashur të vepronte, pasi negociatorët e Shtëpisë së Bardhë dhe demokratët në Kongres nuk arritën marrëveshje.

Një nga urdhrat e nënshkruar parasheh pagesë për personat që kanë mbetur të papunë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Pagesat ndaj të papunëve do të jenë 400 dollarë në javë, më pak sesa në një pako stimuluese që kishte kaluar në Kongres, ku të papunët paguheshin me nga 600 dollarë në javë.

Ndërkaq, tri urdhrat e tjerë ekzekutiv bëjnë thirrje për pezullimin e pagesës së kontributeve nga amerikanët që punojnë, shtyrja e pagesave të kredive që kanë studentët, si dhe disa lehtësira të tjera financiare.

Urdhrat ekzekutiv të nënshkruar nga Trumpi mund të sfidohen në ndonjë gjykatë, pasi ato nuk kanë kaluar përmes Kongresit dhe sipas

Kushtetutës amerikane, shpenzimi i parave publike duhet të marrë edhe pëlqimin e Kongresit. /21Media 

Back to top button