3 orë ndërprerje e ujit për zonat që furnizohen nga Badovci

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. informoi se sonte nga ora 22:00 në kohëzgjatje prej 3 orësh, do të ndërprehet uji i pijshëm përkohësisht për zonat që furnizohohen nga Badovci.

Arsyeja e ndërprerjes së ujit është se do të bëhet shpërlarja e gypit të çelikut që vjen nga Badovci.

“Arsyeja e realizimit të kësaj shpërlarje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh. Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve.”, bëri të ditur KRU “Prishtina” sh.a./21Media

Back to top button