Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme në Kosovë

 

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës sonte informoi se gjatë dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike, sipas IHMK-së, do të mbajë mot i ndryshueshëm.

“Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell. Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh.”, bëri të ditur IHMK.

Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës sipas parashikimeve, parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.”, bëri të ditur më tutje Instituti./21Media

 

Back to top button