3 pacientë në mjekim intensiv në Infektivë
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 181 pacientë, 144 prej tyre të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 37 të tjerë post-COVID, po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.
Me oksigjeno-terapi janë 98 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 3 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 67 pacientë,
Klinika e Pulmologjisë, 34 pacientë post-COVID,
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 3 pacientë,
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë,
Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë,
Spitali i Prizrenit, 6 pacientë,
Spitali i Pejës, 9 pacientë,
Spitali i Gjakovës, 16 pacientë,
Spitalit Mitrovicës,12 pacientë,
Spitali i Ferizajt, 4 pacientë dhe
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë./21Media