Kreu vrasje në vitin 2012, arrestohet kosovari në Belgjikë

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person i dyshuar për vrasje të rëndë.
I dyshuari që ishte arratisur nga Kosova dyshohet se veprën penale e ka bërë më datë 16.05.2012 te Mahalla Qok në Junik.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar në Belgjikë dhe i është dorëzuar autoriteteve të Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button