3 viktima dhe 246 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik betejën me COVID-19 e kanë humbur 3 persona, ndërsa janë shënuar edhe 246 raste të reja.
Nga 4 mijë e 72 testime janë shëruar 547 pacientë.
Nga fillimi i epidemisë dhe deri tani në vend janë realizuar gjithsej 1.608.232 testime. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar është 225.730, i të shëruarve 212.927, i të vdekurve është 7.974, ndërkaq numri i rasteve aktive është 4.828./TV21

Back to top button